Gjendet e shkrumbuar në Valias një makinë, dyshohet e autorëve që plagosën 35-vjeçarin në Tapizë

05/11/2020 10:07

KRUJA – Një makinë është gjetur e shkrumbuar nga flakët në fshatin Valias. Dyshohet se makina në fjalë është përdorur në atentatin e ndodhur ditën e djeshme  në fshatin Tapizë.

Nga të shtënat me armë në Tapizë, mbeti viktimë Ervin Kodra.

Dyshohet se autorët pas të shtënave janë larguar në drejtim të Valiasit ku kanë djegur automjetin dhe më pas kanë vijuar. Makina e djegur është tip ‘Golf 5’ ndërsa ekspertiza pritet të hedh dritë nëse u përkiste autorëve të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel