Ullinjtë e Kurbinit nuk prodhojnë/ Vjelje e pakënaqshme në Gjorm, fermerët: Pemët duan shërbim

04/11/2020 12:37

Ndodhemi në ullishten shekullore në fshatin Gjorm të Kurbinit, ku janë mbjellë më shumë se 5000 rrënjë ullinj shekullorë.

Banorët e zonës kanë nisur vjeljen e tyre, por që ankohen se nuk kanë prodhim të kënaqshëm.

Nëna Sulltaneshë 77 vjeçe dhe nëna Shkurte 80 vjeçe po mbledhin ullinjtë në bahçen e tyre, por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit prodhimi nuk është i mirë.

Ullinjtë janë shumë të vjetër dhe kanë nevojë për shërbime të shumta.
Fshati Gjorm në Kurbin i favorizuar dhe nga pozita gjeografike ka të mbjellë sipërfaqen më të madhe të tokave me ullishte mijëravjeçare, por jo vetëm.

Top Channel