Rruga e Donald Trumpit dhe Joe Bidenit drejt Shtëpisë së Bardhë thuhet se kalon nga Michigan, Wisconsin e Pennsylvania, tre shtetet kyç që i dhuruan fitoren republikanit katër vjet më parë.

Në secilin prej tyre, Trump ishte në avantazh, por situata ndryshoi në Wisconsin e duket se po lëviz edhe në Michigan, ku demokrati ka fituar terren.

Në Michigan, kanë mbetur për tu numëruar edhe 100 mijë vota. Nëse konfirmohet në këto dy shtete, e merr edhe Nevadën, Biden mund të arrijë 270 votat elektorale të nevojshme për t`u bërë president.

Analistët megjithatë ende nuk nxitojnë të dalin në përfundime. Në Pensilvani, Trump e ka shpallur tashmë fitoren me 590 mijë vota diferencë.

Por guvernatori demokrat i këtij shteti, Tom Wolf thotë se rezultati i numërimit atje mund të mos dalë brenda ditës së sotme. Së fundi sakaq, Biden kryeson dhe një tjetër shtet të lëkundur, Main, i cili numëron katër vota elektorale.

Republikani arriti të marrë Floridën e cila konsiderohet vendimtarë për vazhdimësinë e garës së tij. Që nga viti 1966, kandidati që ka fituar në Florida ka fituar edhe presidencën amerikane. Ky shtet ka 29 vota elektorale nga 270 që nevojiten për të shpallur fituesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA