Në  mars të 2021,  160 apartamentet e para  do te jene gati për të  pritur familjet e prekura  nga tërmeti i 26 nëntorit në Kurbin.

“Po planifikojmë  në këtë zonë 160 apartamente dhe  do te mbarojnë  ne muajin mars”

Javën e ardhshme  Këshilli i   Ministrave  do të  nxjerre një draft vendim për ndarjen e banorëve  ne apartamentet e  reja.  Sipas ligjit familjet  ne nevoje do të kenë prioritet,ndërsa  për pjesa tjetër  do të shpërndahet me short  të  këshillit Bashkiak  në Kurbin.

Një ndër problematikat, që  pret  të marrë zgjidhje është  edhe sistemimi I  përroi  të qytetit , i cili  me afrimin e dimrit  shkakton përmbytje të mëdha dhe nuk ka kursyer as jetë njerëzish.

Kryeministri  ishte ne kantierin e ndërtimit ne Kurbin,  ku falë donacionit turk, parashikohet ndërtimi i dy blloqeve te reja apartamentesh, rikonstruksion i përroit, 8 shkollave te reja bashke me Bashkinë  e re.

Top Channel