Sulmi terrorist në Vjenë/ Peza në “Open”: U përfshinë tre shqiptar, islami përfaqëson një tjetër gjë

03/11/2020 21:41
Alfred Peza

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e dy nëntorit në Vjenë, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe 22 të tjerë të plagosur.

Analisti Alfred Peza, tha se ngjarja ka përfshirë tre shqiptarë, agresorin, e njohur si Kujtim Fejzullahu, një prej viktimave dhe një police e cila u angazhua në vrasjen e Fejzullahut dhe qetësimin e situatës.

“Fati i keq në këtë rast desh që shqiptarët të ishin në qendër të kësaj historie, Kujtim Fejzullahu, një ishte viktimë dhe një tjetër ishte një vajzë që ishte në anën e atyre që u përballën me terrorizmin. Janë tre shqiptarë në tre pozicione të ndryshme në një histori. Nuk na bën ne përgjegjës, por na bën që ta shohim më me këndvështrime. Terrorizmi nuk ka ngjyrë, pavarësisht flamujve që përdor. Nuk kemi të bëjmë me një luftë qytetërimesh. Valë nuk do të ketë. Islami në tërësi përfaqëson një tjetër gjë, nuk do të thotë që këto që hiqen si islamë radikalë përfaqësojnë islamin”, tha Peza.

Top Channel