Sulmi terrorist në Vjenë/ Reagon presidenti Meta: Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe qytetarët e Vjenës

02/11/2020 23:38

Një sulm terrorist ka ndodhur sonte në Vjenë të Austrisë ku deri tani raportohet për të paktën 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta. Meta në një postim në Twitter shkruan: Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe njerëzit e Vjenës.

Postimi i plotë i Metës:

Lajme të tmerrshme nga #Vienna sonte. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe njerëzit e Vjenës. Ne qëndrojmë me vendosmëri me aleatët tanë austriakë dhe ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit.

Top Channel