Sot takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Florida, ja ku do fokusohen bisedimet mes dy udhëheqësve Turqia raportoi 2.106 raste të reja me koronavirus dhe 1.515 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 377.473, ndërsa numri i të shëruarve në 325.486, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkaq, 123.343 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 14,12 milionë.
Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 10.326, me 74 viktima të reja.
Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 2.177, ndërsa 5 për qind vuajnë nga pneumonia.
Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i pacientëve në gjendje kritike vazhdon të rritet./AA/
Top Channel