Aksident në aksin Lezhë- Shkodër! Makinat bëhen copë e çikë, dy të plagosur (Pamjet)

31/10/2020 20:14
Makina e aksidentuar

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër në afërsi të fshatit Balldren pak minuta më parë.

Në aksident janë përfshirë dy makina tip “Renault” dhe “Peogeot”dhe për pasojë janë plagosur dy persona. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të mësuar më shumë për aksidentin.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, makinat janë bërë copë e cikë nga përplasja, duke u dëmtuar më shumë në pjesën e përparme të tyre. Në njërën prej makinave të aksidentuara vërehet qartë maska mbrojtëse dhe airbegu i plasur që mund t’i ketë shpëtuar jetën shoferit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në fshatin Balldre, mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin S.Q.,banues në Mal të Zi është përplasur me mjetin tip”Peogeot” me drejtues shtetasin E.V.,banues në Milot. Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime shtetasit N.V.,dhe A.V., të janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/12
Pamje nga aksidenti

Top Channel