Rusia e hapur për kthimin e territoreve azere të pushtuara nga Armenia

30/10/2020 19:18

Rrethinat e rajonit të Nagorno-Karabakh janë një element qendror në negocjatat e pezulluara të paqes.

Rusia ka thënë sot se është e hapur për kthimin e mundshëm të territoreve të Azerbaixhanit të pushtuara nga forcat armene, si një mënyrë për ndalimin e konfliktit të vjetër mes dy vendeve, i cili u kthye në luftë muajin e kaluar.

Dorëzimi i territoreve rreth rajonit të kontestuar të Nagorno-Karabakh ka qenë elementi kryesor i negocjatave të pezuluara të paqes, por oferta e presidentit rus Vladimir Putin vjen në një moment përpjekjesh intensive diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve, që kanë shkaktuar rreth 5000 vdekje dhe dhjetra mijëra të zhvendosur.

Armenia ka pushtuar rajonin malor të Nagorno-Karabakh në konfliktin që përfundoi në 1994.

Ky i fundit ndodhet brenda Azerbaixhanit por është i populluar me armenë etnikë dhe
OKB pranon se toka i përket Azerbaixhanit.

“Pozita jonë është absolutisht e hapur për mundësinë e kthimit të këtyre pesë distrikteve Azerbaixhani, si dhe me hartimin e një regjimi specifik për të siguruar lidhjet e tij me Armeninë”, tha sot Putin.

Presidenti rus shtoi: “Ne duhet të gjejmë një ekuilibër mes interesave të popullit të Azerbaixhanit, të cilin e trajtojmë me respekt të plotë, ashtu si dhe popullit të Armenisë. Secial palë ka të vërtetën e saj, zgjidhje të lehtë nuk ka”.

Pas më shumë se një muaj luftimesh forcat azere kanë marrë kontrollin e një pjesë të gjerë të territoreve në jug të Nagorno-Karabakh por nuk mund të arrijnë më tej në veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA