Në 24 orët e fundit janë shënuar 20 vdekje dhe 2.772 raste të reja me koronavirus.
Mbrojtja Civile e Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive arrin në 15.106. Midis tyre, 1.027 pacientë janë në spital, nga të cilët 74 janë në respiratorë.
Në të njëjtën kohë 20 persona kanë vdekur, që është numri më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi i regjistruar në një ditë në Kroaci.
“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci janë regjistruar 46.547 persona të infektuar me koronavirus, nga të cilët 531 vdiqën, 30.910 u shëruan, nga të cilat 1.677 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.
Aktualisht në vetëizolim janë 29.098 persona.
Deri më tani janë testuar 485.281 persona, nga të cilët 9.287 në 24 orët e fundit.
Top Channel