Kylie Jenner

Bukuroshja Kylie Jenner ka zgjedhur që të vishet si një prej personazheve të  “Poëer Ranger”  për Hallowen.

23-vjeçarja është parë e veshur me të kuqe, ndërsa në mbishkrime kishte bërë të ditur se ka zgjedhur një nga personazhet e “Power Ranger”.

Në një postim tjetër ajo ka shfaqur edhe miqtë e saj, të cilët pretendonin se janë superheronjë.

Po ashtu, ajo nuk kishte lënë anash edhe të theksonte linjat e bujshme trupore përmes veshjes, për të cilat pëlqehet në masë të madhe.

Bukuroshja kishte zgjedhur që të vendosë paruke me ngjyrë të kuqe, për të perfeksionuar edhe më shumë paraqitjen.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA