Sot bëhen 16 ditë që gratë naftëtarë në Ballsh janë në grevë urie.

Pavarësisht apeleve të vazhdueshme të kryeministrit ato janë të vendosura të vazhdojnë deri në marrjen e pagave të papaguara dhe rifillimin e punës.

Janë 550 punonjës që kanë fituar gjyqin për pagat e prapambetura.

Gratë greviste thonë se do dalin nga greva vetëm pasi të kenë marrë pagat e munguara.

Ndërkohë dje në parlament, kryeministri Edi Rama tha se: Këtu bëhet fjalë për një rafineri të fikur dhe një që përpunon. Ata s’po marrin rrogat sepse fabrika nuk punon. Ajo nuk është më në duart e shtetit. Dhe meqë ka falimentuar ne mund të ndihmojmë me asistencë sociale. ne jemi shumë të dëgjueshëm ndaj tyre e dimë që nuk asistencë sociale, pasi ajo implikon largimin e tyre prej aty.

Ata duan pagat, por nuk mundet që meqë kompania private i la në rrugë të protestosh ndaj shtetit. Unë po ua përsëris çdo ditë, që ato të ndalojnë grevën sepse ne nuk bashkëbisedojmë nën presion. Nuk mund të lejojmë krijimin e një precedenti që ti je i pakënaqur me sipërmarrësin dhe merr me grevë ato që ti kërkon pa u ulur më parë.

Nuk funksionon kjo formë me ne. Meta mendon se kjo funksionon por jo dhe derisa të jem unë këtu nuk do funksionojë. Greva për ca është, për tu dëgjuar. Për ca u fut Azem Hajdari për tu dëgjuar, pra për tu ulur në tryezë , për të folur me palën tjetër. Në këtë rast nuk ka nevojë, ne i kemi dëgjuar, tani është e thjeshtë dhe jemi gati të ulemi, por me presione nuk funksionon.

Nafta nuk po vidhet, por nuk po përpunohet prandaj dhe rafinerie s’ka si të prodhojë të ardhura për punëtorët.
Kjo zgjidhet me arsye me punëtorët, çfarë mund të bëjmë, si dhe kur, dhe rruga tjetër është që po e bëjmë përditë është gjetja e një investitori që ta marrë përsipër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA