Përplasja Lleshaj-Murrizi/ Debat për gjobat e policisë për mos mbajtjen e maskave në rrugë

29/10/2020 15:13

Deputeti Myslim Murrizi dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë pasur një përplasje në Kuvend lidhur me aktin normativ për gjobat e Policisë. Murrizi ka kërkuar që të mos përdoren për propagandë gjobat e Policisë, pë rata që nuk vendosin maskë, si një vendim tashmë i marrë nga qeveria, përmes një akti normativ.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Lleshaj që replikoi ashpër me të, teksa i kujtoi edhe të shkuarën si punonjës policie. Ministri i është përgjigjur ashpër duke i dhënë ultimatum të mos e përdorë policinë për politikë.

Ndërsa deputeti Ralf Gjoni reagoi menjëherë pas replikës që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pati me deputetin Myslim Murrizi, duke e quajtur këtë të fundit polic të dështuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA