Që nga muaji mars, Fitim Dedinca inspektor komunal në Obiliq, është duke punuar përtej orarit të rregullt të punës, në mbikëqyrje të bizneseve për zbatimin e masave kundër përhapjes së coronavirusit.
Njëjtë sikur Dedinca, edhe kolegët e tjerë, me rotacion dalin në punë nga ora 17 deri në 24, me ç’rast përveç këshillimit shqiptojnë edhe gjoba.
Por, puna e tyre jashtë orarit zyrtar të punës është kompensuar vetëm dy në muajt e parë, por jo edhe për 6 muajt e tjerë.
Kryeinspektori i komunës thotë të kenë marrë sinjale se për këtë do të paguhen nga Qeveria, megjithëkëtë nuk ka një datë.
Njëjtë sikurse në Obiliq, inspektorët komunal nuk janë paguar edhe në komunat e tjera. Drejtuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës thonë se se për këto pagesa Qeveria ende nuk ka ndarë para, në mungesë të buxhetit.
Top Channel