Tirana

Kryeqyteti ynë ka marrë një pamje krejt tjetër në këto ditë të fundit të tetorit.

Gjethet e gjelbra shumë pak mund të shihen, ndërsa mbizotërojnë ato të kuqërremta apo të verdha. Mund të ketë edhe pemë të zhveshura, të cilat  nuk kanë mundur që të presin dhjetorin.

Tirana është veshur me ngjyrat tipike të vjeshtës të cilat të mbushin me ndjenja nostalgjike që nuk mund të përjetohen në asnjë muaj tjetër.

Një foto me gjethe të arta, të kuqe apo të të dyja ngjyrave mund të jetë idealja në këto ditë.

Koha e mirë dhe me pak shira ka sjellë shijimin e një pasditeje rrugëve me gjethet e rëna sikur të jeni duke ecur në ndonjë pyll përrallash.

FOTO GALERI
2/26

Top Channel