Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
U arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin L. L., 28 vjeç, banues në Durrës.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi janë përfshirë në konfliktit me kushërinjtë e tyre.
Po ashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Rr., 53 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë, pasi në fshatin Nojë, duke drejtuar mjetin tip “Rexton”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi S. Rr ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Top Channel