“Dritë…për nesër”/ Bashkia e Tiranës organizon koncert homazh për viktimat e Covid-19 në Shqipëri

28/10/2020 16:09
Foto Ilustruese

Bashkia e Tiranës përkujton sot viktimat që ka shkaktuar Pandemia Covid-19 në Shqipëri.

Përmes një koncerti homazh, “Dritë…për nesër”, sheshi përpara Universitetit të Arteve do të ndriçohet mbrëmjen e sotme nga qirinjtë në nder të të gjithë atyre që kanë humbur jetën nga sëmundja që ka prekur mbarë globin, të shoqëruar nga kori dhe orkestra e këtij Universiteti.

E ftuar e veçantë në këtë koncert është sopranoja e mirënjohur Linda Kazani, por dhe emra të tjerë të muzikës operistike, si sopranot Marina Kurti, Elira Hoxha e Anita Kerhani, si dhe dy baritonët Artur Vera dhe Erjon Sherri. Që në muajin mars, kur u shënua rasti i parë me Covid-19 në vendin tonë, deri ditën e sotme e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës 493 persona.

Top Channel