Greqia regjistron përsëri numër rekord rastesh me covid 19.

Në 24 orët e fundit janë gjetur 1259 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 32752. Gjithashtu numri i personave që kanë humbur jetën sot nga koronavirusi është 12 dhe në total prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 593 vdekje.

Ndërkohë është rritur edhe numri i personave që trajtohen në terapi intensive duke shkuar në 102. Vlen për tu theksuar fakti që ndërsa në Athine numri i të prekurve në 24 orët e fundit është 295 persona, ne Selanik ku popullsia është katër herë më e ulët regjistrohet thuajse i njëjti numër 291.

Gjithashtu në gjendje alarmi ndodhen organet shëndetësore edhe në Janinë (21 raste sot) , Larisa (47 raste sot) Rodhopi (73 raste sot) , Serres (55 raste sot) dhe në ishullin Hios (61 raste sot).

Gjithashtu 62 raste janë regjistruar në pikat e hyrjes se vendit( porte, aeroporte dhe kufij tokësore).

Sipas specialistëve sa më shumë që të ulen temperaturat dhe njerëzit të qëndrojnë në ambiente të mbyllura publike, do të ketë rritje të rasteve me covid-19.

Top Channel