COVID-19 shton frikën te Lazio, vetëm 12 lojtarë në stërvitje, mungon edhe Strakosha

27/10/2020 16:28

Te Lazio mbajnë frymën para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bruges. Këtë të martë, në mëngjes, vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë dolën në fushë për stërvitjen e radhës. Ndërkohë, Luis Alberto, Immobile, Pereira, Leiva, Lazzari, Cataldi, Luiz Felipe, Djavan Anderson, Strakosha, Armini, si dhe Escalante (mungesa e tij është e sigurt për shkak dëmtimit), nuk u panë në fushë.

Klubi bardhekaltër nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për të shpjeguar mungesën e tyre, nuk ka asnjë buletin mjekësor, por frika është për rezultatet e tamponëve për COVID-19, me rezultatet që do të dalin në orët në vazhdim .

Inzaghi u detyrua të grumbullonte disa lojtarë nga 19-vjeçarët për të plotësuar grupin. Kështu që Furlanetto, Franco, Pica, Bertini dhe Czyz u bashkuan me “të mbijetuarit” e paktë të ekipit të parë. Formacioni duhet të shpiket dhe, nëse konfirmohen mungesat, formacioni që do të luajë në Belgjikë është ky: Reina në portë, Patric, Hoedt dhe Acerbi në mbrojtje, Marusic, Akpa Akpro, Parolo, Milinkovic dhe Fares në mesfushë dhe dyshja Correa-Caicedo në sulm.

Kambana e alarmit ra dje, kur mungesave të Leivas dhe Luiz Felipes iu shtua padisponueshmëria (e papërcaktuar arsyeja) e Strakoshës, Arminit dhe Cataldi.

Top Channel