41 vjeç dhe bën historinë, goli që theu çdo tabu në Botëror dhe rruga drejt 1000 golave! 03/07 02:39
Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Ky lajm është komunikuar nga ana e Federatës së Futbollit Botëror, ku thuhet:
“Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mori konfirmimin sot se ai ishte pozitiv me Koronavirusin. Presidenti i FIFA-s, i cili ka simptoma të lehta, menjëherë u vetë-izolua dhe do të qëndrojë në karantinë për të paktën dhjetë ditë. Të gjithë njerëzit që kanë rënë në kontakt me presidentin e FIFA-s ditët e fundit janë informuar dhe u është kërkuar të marrin masat e nevojshme. FIFA i uron sinqerisht Presidentit Infantino një shërim të shpejtë!”
Top Channel