Kryebashkiaku i Dropullit me COVID-19, godina e bashkisë mbyllet për tu dezinfektuar
26/10/2020 08:46
Bashkia e Dropullit do të qëndrojë sot e mbyllur për tu dezinfektuar.
Njoftimin e bëri vetë kreu i saj Dhimitër Toli i cili njoftoi infektimin e tij me Covid 19. Toli njoftoi se ai dhe familja janë tashmë të izoluar në banesë ndërsa institucioni do të qëndrojë i mbyllur për shërbimet.
Teste janë kryer edhe për një pjesë të stafit të bashkisë kontakte të afërta me z. Toli ndërsa nëse edhe ata rezultojnë pozitivë drejtimi i disa shërbimeve mund të paralizohet përkohësisht.
Top Channel