TIRANË- Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka tentuar që të korruptojë këto të fundit.
Sipas policisë i arrestuari është G. T, 31 vjeç, i cili është kapur teksa kalonte me semafor të kuq, pro në momentin që policia i ka kërkuar dokumentet ai ka tentuar që t’i korruptojë me një kartëmonedhë 5 mijë lekëshe.
Njoftimi i policisë:
Rrugoret e kryeqytetit, kanë shtuar patrullimet policore në funksion të planit të veprimit për parkimet e gabuara dhe shkeljen e semaforit.
Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T, 31 vjeç, se vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit, i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.
Në këto kushte, është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
#PoliciaRrugoreNeSherbiminTuaj
#BashkePerSigurineTuaj
Top Channel