Covid në Kosovë, 205 raste të reja dhe tre humbje jete në 24 orët e fundit
26/10/2020 15:50
Në Kosovë u konfirmuan të hënën edhe 205 raste të reja me koronavirus dhe tri viktima.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rastet e reja rezultuan nga testimi i 943 mostrave, ndërsa viktimat u shënuan në Pejë, Prizren dhe Gjakovë.
Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, 62 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 18,148, i viktimave në 666 dhe i të shëruarve në 15,150.
Raste aktive, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë 2,332.
Top Channel