Jozefina Topalli u shkëput  nga jeta aktive politike pas përjashtimit nga Lulzim Basha në listat e 2017. 

Ish-nënkryetarja demokrate  pati disa dalje publike ne atë kohe ku bashke me eksponentë të lartë të Partisë Demokratike kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashës. Rrugët u ndanë shumë shpejt dhe ish funksionarët e PD-së bë ë zgjedhjet e tyre.

Astrit Patozi krijoi një parti të re, ndërsa  Majlinda Bregu vijoi aktivitetin e saj jashtë Shqipërisë,  si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.  Arben Imami pati vetëm disa dalje publike krah Topallit, por më pas u shkëput. Ndërkohë  Genc Ruli, i cili akuzonte asokohe Lulzim Bashës se kishte privatizuar partinë me kunatin e tij u pendua dhe vendosi të rikthehet ne PD me funksione të reja.

Jozefina  Topalli edhe pse nuk e ka mohuar kurrë faktin se vendit i duhet një lëvizje e re për të sjellë ndryshimin ajo kurrë nuk iu bashkua ndonjë projekti politik. Teksa në media përflitet për krijimin e një partie të re, ish numri dy i Partisë Demokratike Jozefina Topalli shprehet për Top Channel se do të mbështesë çdo lëvizje që ka kauze progresin e vendit.

 “Do doja te kontribuoja me sa mundem, që vendi im të mos zbrazet e pluralizmi të mos vritet. Në interesin më të mirë të qytetarëve , do mbështes në mënyrë çdo iniciativë , lëvizje që ka kauzë progresin e vendit, të drejtat sociale, demokracinë dhe integrimin në Europë. Unë jam e lidhur pazgjidhshmërisht me çdo demokrat në shpirt. Kjo që po jetojmë është një kohë e turbullt  dhe njerëzit kanë nevojë për shpresë”, thekson  zonja Topalli për Top Channel. /Elda Menga/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA