Fifi konfirmon lidhjen me partnerin e saj në “Shiko Kush LUAN”, ja tatuazhi dedikuar atij!

24/10/2020 23:51

Fifin jemi mësuar ta shohim si këngëtaren e spektaklit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën, por këtë herë këngëtarja ishte e ftuar në panel. Ashtu siç premtoi Luana fansave të programit duke mbajtur fjalën.

Shpesh herë Fifi ka treguar se është e dashuruar, por mbrëmjen e sotme këngëtarja zbuloi ekskluzivisht për “Shiko Kush LUAN” se dashurinë për partnerin e saj e ka “gdhendur” në trup, duke e bërë tatuazh “përkëdhelinë” që i bën atij që i ka rrëmbyer zemrën.

Gjatë sfidës “Ndaje ose haje” Fifit iu bë kjo pyetje:
“Fifi të shohim në dorë një tatuazh të ri ku shkruhet “Stracciatella”. Na trego sot në “Shiko Kush LUAN” kuptimin e ose ha…”

Fifi vendosi mos të hajë por ta tregojë kuptimin e këtij tatuazhi.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, kështu u shpreh Fifi.

“Xh” e famshme që Fifi ka thënë për “Shiko Kush LUAN” sezonin e kaluar, këngëtarja na e zbulon nëpërmjet instagramit të saj duke patur “follow” vetëm “Stracciatella”-n e saj. Kështu ka zbuluar emrin e tij Xhulio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA