Rama përsëri thirrje naftëtarëve të Ballshit: Ndalni grevën e ulemi diskutojmë për hallin tuaj!

23/10/2020 10:25
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ka bërë përsëri thirrje naftëtarëve të Ballshit që janë në grevë, që të ndalojnë e të diskutojnë me të.

Ai thekson se nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur.

“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se prej 26 ditësh, naftëtarët janë në grevë, ku 17 ditë ndenjën burrat, ndërsa sot është dita e 7 që në grevë janë gratë. Ata kërkojnë pagat e prapambetura të kompanisë azerbajxhanase ku kanë siguruar bukën e gojës për familjet e tyre.

Edhe në thirrjet e mëparshme të tij, ato nuk kanë pranuar të dalin nga greva pasi siç thonë nuk besojnë në premtime boshe.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA