Plot 1.75 metra! Rapunzeli i jetës reale/ Vajza që për 15 vjet nuk i ka prerë kurrë flokët (FOTO)

21/10/2020 10:32

Jo domosdoshmërisht i duhet të lëshojë flokët e saj jashtë kështjellës, që princi të mund të ngjitet, por sidoqoftë 31-vjeçarja nga Gjermania, Stefanie Classen njihet si Rapunzel.

Flokët e Classen-it janë plot 175 centimetra të gjatë, saktësisht 7 centimetra më shumë se gjatësia e saj trupore.

Ajo e nisi këtë eksperiencë interesante kur ishte 16 vjeçe dhe prej 15 vitesh nuk i ka prerë kurrë flokët. Jo vetëm që Stefanie nuk ka në plan ta bëjë diçka të tillë, por madje ëndërron të arrijë gjatësinë 2 metra.

Nisur nga fakti se flokët i janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, një centimetër në muaj, s’duket fort larg dita kur Rapunzeli të ketë realizuar ëndrrën e saj të çmendur.

FOTO GALERI
8/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA