Kjo është Sonila Bejtja ose Brahimi, me profesion notere por qe synon Gjykatën Kushtetuese, që ka kompetence te shqyrtoje edhe çështjet zgjedhore.
Pavarësisht se ne ligj ndalohet promovimi i kandidaturave te tilla ne rast se provohet angazhimi ne ndonjë pozicion drejtues ne parti politike, kandidatja për ne Gjykatën Kushtetuese mban një qëndrim të hapur dhe publik.
Sonila Bejtja, te vetmin angazhim si jurist ka atë te punës si notere qe prej vitit 2001. Pjesa me e madhe e eksperiencës se saj është ne shitje pronash, makinash, banesash dhe noterizim dokumentash. Noterja është përzgjedhur në listën e kandidatëve të Presidentit Meta për tu emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Emërimi është bërë pasi juristja notere është shprehur qartazi publikisht pro veprimit të Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Më pas këshilli i emërimeve në Drejtësi që drejtohet nga një tjetër e zgjedhur e presidentit, gjykatësja Vitore Tusha e ka certifikuar noteren, edhe pse ajo të vetmen karrierë ka atë të noteres publike. Por duket se qëndrimet e saj politike pro Presidentit dhe LSI dhe kundër socialistëve dhe qeverisë, janë ato që e dallojnë kandidaten notere nga të gjithë noterët e tjerë të Shqipërisë, në rrugëtimin e saj të organizuar drejt gjykatës Kushtetuese.
Top Channel