Ndërron jetë pas një infarkti mësuesi në Maliq, pasi doli nga mësimi…/ Bënte disa kilometra në këmbë për të arritur te nxënësit në fshatin e largët
Një aksident me pasojë vdekjen e 54-vjeçarit ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Halilaj të Lushnjës.
V. B. banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/ Informacion paraprak. Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel