![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T202121.598-800x450.jpg)
Në paraditen e së martës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim konsultativ ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla.
Takim ky i bërë lidhur me hapjen e misionit diplomatik në Izrael. Hoti i ka dhënë pëlqimin e tij për të dërguar tek presidenti kërkesën për hapjen e misionit diplomatik në Izrael.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit.
Kryeministri citohet të ketë theksuar se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.
Top Channel