Vizita e Dendias në Tiranë/ Meta: E kam dhënë përgjigjen me kohë, mos të zhvendoset vëmendja

19/10/2020 14:21

Presidenti Ilir Meta u pyet edhe për vizitën e nesërme të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias që vjen për marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi.

I pyetur se nëse do të jepte “ok” e tij që qeveria të vijonte me marrëveshjen, Meta tha se një gjë e tillë bëhet për të hequr vëmendjen nga problemi më madhor që sot kanë shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit.

“Kjo është një pyetje që nuk ka vend në këtë konferencë, besoj që e ka marrë me kohë përgjigjen, kam qënë bashkëpunues dhe transparent me aktorët vendas dhe ndërkombëtar, ndërkohë që prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje për këtë çështje, për kërkesat e mia zyrtare. Kjo çështje kërkon bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare. Nuk mund të zhvendoset vëmendja e madhe e shqiptarëve për zgjedhjet e ardhshme te kjo ngjarje. Shkelja brutale e marrëveshjes së 5 qershorit është provokim i rëndë për paqen dhe stabilitetin në vend, çdo lloj marifeti për të sjellë çështje të tjera që harrojnë të bëjnë të harrohet kjo çështje madhore le ta harrojnë marifetçinjtë”,- u përgjigj Meta.

Top Channel