Ministri i jashtëm grek Dendias pritet të vizitojë këtë javë Shqipërinë! Pak shpresa për zgjidhje konkrete dhe të afërta

19/10/2020 10:26

Një vizitë prej kohësh e paralajmëruar,por e mbetur ende e pa zhvilluar,madje edhe sot nuk është e sigurt nëse do të jetë në datën 20,apo 21, së pari për shkak të axhendës tepër të ngjeshur të zotit Dendias për shkak të tensionit të lartë në Egjeun lindor mes Athinës dhe Ankarasë lidhur me kërkimet për naftë dhe gaz,tension që me gjasa mund të çojë të dy vëndet në një përballje ushtarake,por edhe për shkak të rezultateve që kjo vizitë pritet të sjellë,pikërisht 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Së pari mes dy vendeve ka një axhendë tashmë të përcaktuar,madje në një numer të madh temash mes dy vendeve ka dakortësi,kjo falë takimeve dhe bisedimeve të shpeshta mes Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushatit,të dy viktima të asaj që u quajt qasje e re mes Athinës dhe vendeve të rajonit.

Kotzias “pagoi” me dorëheqje të detyruar postin e tij për marrëveshjen e Prespës,ndërsa pak më vonë,edhe homologut të tij Bushati,do t’i vinte radha pas deklaratës së famshme për zgjerimin e detit territorial grek në 12 milje,një deklaratë që bezdisi në mënyrë fatale për të,Romën në kulmim e bisedimeve mes saj dhe Athinës për zonën ekskluzive ekonomike dhe Washingtonin,që e degdisi Bushatin jo vetëm për deklaratën e nxituar për te drejtën greke në Jon,por edhe për shkak të refuzimit të tij për çështjen e këmbimit të territoreve mes serbëve dhe kosovës.

Por çpritet të sjellë vizita e Dendias në Shqipëri;

Në plan të parë ajo vlerësohet si pozitive,pasi mbas dy vjet ngrirje,më në fund të dy vendet i janë kthyer tryezës se bisedimeve.

Në Athinë dyshja Mitsotakis-Dendias,vlerësohet si pragmatiste,dhe në këtë kuadër,Athina nëpërmjet kanaleve të saj komunikuese,ka lënë të kuptojë se ky është rasti i artë për një zgjidhje definitive të asaj që quhet shporta e problemeve mes dy vendeve.

Tashmë në të dy anët e kufirit e kanë pranuar se heqja e ligjit të luftës mes dy vendeve,mbetet e vetmia rrugë,dhe po ashtu edhe marrëveshja për delimitimin e ujërave mes dy vendeve.

Athina ka pranuar se një marrëveshje e re mes dy vendeve,në të cilën Shqipëria do të marrë atë që e drejta ndërkombëtare i jep,është e vetmia rrugë,ndërsa nga ana tjetër,tema e detit i është kthyer në bumerang qeverrisë socialiste të Edi Ramës,e cila pamvarësisht gabimeve të marrëveshjes se parë ne hartë dhe efektet e ishujve në zonën ekskluzive ekonomike ,ishte një marrëveshje juridikusht e plotë dhe pozitive për vendin tonë.

Top Channel ka publikuar se dakortësia për marrëveshje e re mes dy vendeve,i jep Shqipërisë një avantazh 54 kundrejt 46 % ,për shkak të vijës bregdetare,por kthimi i kësaj çështje në arenës e luftës mes kryeministrit dhe presidentit,duket se lë pak shpresa që vizita e Dendias në Shqipëri të ketë “tym të bardhe”,të paktën përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Mes palëve ka disa marrëveshje të cilat po implementohen,dhe duket se kanë dhënë rezultate të mira.
Marrëveshja e varrezave të të rënëve grekë në luftën e dytë botërore,është një prej tyre,po ashtu edhe marrëveshja e njohjes së patentave në dy vendet.
Tekstet shkollore janë një tjetër marrëveshje e vlerësuar si produktive,dhe po ashtu edhe marrëveshja e mirëmbajtjes së piramidave dhe operacioneve të shpëtimit në zonën tokësore dhe detare mes dy vendeve.

Përmirësimi i kushteve të minoritetit grek që jeton në Shqipëri,si dhe lehtësimet që pritet të jepen për emigrantët shqiptarë në greqi,janë një temë në të cilën të dy vendet kanë investuar politikisht,madje në kuadër të integrimit të minoritetit Grek në shqipëri,Athina shikon me sy të mirë shtimin e deputetëve minoritarë në listat fituese për parlamentin e ardhshëm në vendin tonë.

Ajo çka tashmë Tirana zyrtare ka të sigurt, është mbështetja greke në rrugën evropiane të Shqipërisë,ndaj edhe gjatë kësaj vizite,Nikos Dendias pritet ta thotë në të gjitha nivelet,se Athina është një mike e vyer e Tiranës,por si çdo miqësi mes fqinjëve,përshtatet në interesat gjeopolitike të saj në rajonin e Ballkanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA