Kryetari i Bashkisë së Kukesit, Safet Gjici, këtë të martë ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca. 

Kryetari Gjici e ka falenderuar  Sorecan për vizitën e tij në Kukës, i cili tha se është me shumë rëndësi sidomos për investimet që parashikohen, të cilat do të kenë një mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Kryebashkiaku Gjici, është shprehur ambasadori ishte në dijeni se çfarë nevojash ka Bashkia e Kukësit, siç është muzeu i qytetit në tokë, për të cilin mori një mbështetje nga ambasadori, duke e cilësuar si një ndër prioritetet kryesore.

Gjate diskutimit mes tyre, problem kryesor ishte çështja e mjedisit, dhe fushata e ndërmarrë së fundmi nga ambasada e Bashkimit Evropian, ku ambasadori Luigi Soreca, bëri me dije se Bashkia e Kukësit, është përzgjedhur për këtë arsye bashkë me 15 bashki të tjera në vend, pasi viteve te fundit problemet me mjedisin po shtohen së tepërmi.

Fokus kryesor në fushatën e ndërmarr me emrin “Evropa është këtu”, është menaxhimi i mbetjeve urbane në tre bashkitë e qarkut Kukës, si dhe menaxhimi i ujërave të zeza.

Projektet në lidhje me çështjet e mjedisit, të cilat do të fillojnë së shpejti në Bashkinë e Kukësit, kanë si synim përmirësimin e turizmit, pasi Kukësi vetë është potencial i rëndësishëm në këtë çështje, dhe se turizmi është e ardhmja e çdo vendi.

Top Channel