Lajm i mirë nga Kosova/ Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 77 persona të infektuar

15/10/2020 15:40

Kosovës të enjten i janë​ shtuar 77 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 649 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të enjten janë regjistruar edhe 59 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,333.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 16,502 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 650 pacientë kanë vdekur.

Top Channel