Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol
Dritan Rexhepi listohet në një nga emrat më të kërkuar nga INTERPOL edhe pse ai vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador mbi të cilin rëndojnë dhjetëra akuza teksa kërkohet edhe nga Belgjika.
40-vjeçari nga Vlora kërkohet edhe në Shqipëri për një sër ngjarjesh kriminale që nga droga e deri tek rrëmbimi.
Dritan Rexhepi akuzohet se është kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në Europë. Emri i tij u lakua edhe në aksionin ndërkombëtar të drogës ku u arrestuan dhjetëra persona të përfshirë në një grup kriminal të strukturuar. Disa prej arrestimeve u kryen në Shqipëri, ndërsa të tjerë ranë në pranga në shumë vende të Evropës.
Në njoftimin e INTERPOL, Dritan Rexhepi cilësohet në nivelin e kuq të rrezikshmërisë pasi ka kryer në bashkëpunim vrasje me paramendim, plagosje të rëndë me dashje, armë dhe municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentesh pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng e një personi për trafik droge.
Pikërisht emri i tij lidhet edhe me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të këtij viti, pasi vëllai i tij Astrit Prenga dyshohet se vodhi një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit. Ndërkohë INTERPOL ka publikuar edhe foto të reja të Dritan Rexhepit.
Top Channel