114 kilogramë kanabis janë sekuestruar prej departamentit të antidrogës se Janinës, gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin që lidh Kakavijën me Janinën.
Sipas policisë greke, dy kamionistë shqiptarë janë arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se Antidroga e Janinës kishte informacion për transportimin e lëndës narkotike dhe ka vëzhguar zonën në të cilën dyshohet se trafikantët do të ngarkonin lëndën narkotike në një kamion të ngarkuar me paleta.
Mësohet se kanabisi është transportuar në brendësi të kufirit grek dhe në vazhdim u ngarkua në kamion me destinacion Athinën.
Deri tani mësohet se kamionistët janë nga Gjirokastra dhe se njëri prej tyre quhet Spiro Dukoli, ndërsa tjetri Beso Kovaçi, 60 vjeç.
Top Channel