Protestuesit rrëzojnë statujat e presidentëve amerikanë Roosevelt e Lincoln në Portland

13/10/2020 17:02

Demonstruesit kanë rrëzuar dje statujat e ish-presidentëve amerikanë në ‘Ditën e Popujve Indigjenë’ në shtetin e Oregon.

Ata rrëzuan statujat e presidentëve Theodore Roosevelt e Abraham Lincoln gjatë demonstrimeve në Portland, duke deklaruar tërbimin e tyre ndaj festës së njohur si Dita e Kolombit.

Organizatorët e quajtën qëllimisht eventin “Dita e tërbimit të Popujve Indigjenë” në kundërpërgjigje të festës në nder të eksploratorit italian të shekullit të 15-të Christoforo Columbo, i kthyer tashmë në një figurë polarizuese pas kritikave se zbulimi i tij nisi disa shekuj vrasjesh e genocidi ndaj popullatave indigjene të dy kontinenteve amerikane.

Pjesmarrësit lidhën zinxhirë te statuja e Roosevelt e cila titullohet zyrtarisht “Theodore Roosevelt, Kalorësi i rëndë” por më pas e çmontuan atë me një prerëse gazi në bazën e monumentit.

Turma e rrëzoi atë pak para orës lokale 21.00 dhe u drejtua për te statuja e Lincoln të cilën e rëzuan dhjetë minuta më vonë.

Historianët kanë thënë se Roosevelt ka qenë veçanërisht armiqësor ndaj indianëve amerikanë dhe njëherë ka deklaruar: “Nuk mund të them se çdo indian i mirë është një indian i vdekur, por mund të them se në çdo 10 nëntë prej tyre janë të tillë”.

Protestuesit pikturuan më pas me bojë në bazën e statujës së Lincoln “Dakota 38”, duke iu referuar 38 burrave nga Dakota që Lincoln urdhëroi të varen pasi ishin përfshirë në një konflikt me kolonizatorët e rinj të bardhë në Minnesota.

Policia më vonë e shpalli aktivitetin të jashtëligjshëm dhe urdhëroi shpërndarjen e pjesëmarrësve.

Oficerët njoftuan se ata që përfshiheshin në “sjelje kriminale e vandalizëm”, do të arrestohen, por nuk nga mediat u njoftua për arrestime.

Monumentet janë objektet më të fundit që bëhen pre u dhunës së zemërimit të nisur që prej protestave për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga policia e Minneapolis më 25 maj.

FOTO GALERI
2/5
Protestuesit pikturuan me bojë në bazën e statujës së Lincoln “Dakota 38”, duke iu referuar 38 burrave nga Dakota që Lincoln urdhëroi të varen pasi ishin përfshirë në një konflikt me kolonizatorët

Top Channel