“Me ndihmën e zotit e zgjidhim shpejt” ky ka qenë reagimi më i fundit i kryeministrit Edi Rama lidhur me naftëtarët të cilët sot janë futur në ditën e 16 të grevës së urisë.
Ata kërkojnë pagat e prapambetura ndërsa sipas kryeministrit Edi Rama kjo duhet të zgjidhet mes tyre dhe privatit dhe shteti nuk ka si të veprojë. Megjithatë Rama ka shtuar se po punohet që të gjendet një zgjidhje dhe sipas tij kjo zgjidhje shpreson që të vijë sa më shpejt.
“Po bëj gjithçka për të gjetur një zgjidhje por nuk e kemi gjetur. Nuk kemi mundësinë të gjejmë një zgjidhje nëse nuk kemi një fuqi që e merr përsipër nga ana private. Është një marrëdhënie private. Të gjitha ca kemi bërë kanë qenë përpjekje ekstra për të ndihmuar ata njerëz. Nëse nuk do e bënim nuk do ishin në këtë situatë por do kishin 7 vjet në këtë situatë. I kuptoj plotësisht, e kam shqetësim vetë, por forma të tilla nuk janë të nevojshme të shikoj njerëzit në grevë për të luftuar për ta. Nëse e bëjnë që të sensibilizohem unë është krejtësisht e panevojshme. Me ndihmën e zotit e zgjidhim shpejt” tha Rama.
Top Channel