Korrupsioni, Rama: Nis nga “Drejtësia”/ Ambasadorja amerikane: Vlerësim periodik gjyqtarëve që kaluan vettingun

13/10/2020 15:04

“Politikanët nuk janë koka e korrupsionit në Shqipëri por korporata e korruptuar në drejtësi”.

Ky ishte konstatimi kryeministrit Edi Rama i cili kërkoi ndëshkim të mëtejshëm për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kaluan vettingun.

“Koka korrupsionit në Shqipëri jo politikanët korporata e gjyqtarëve dhe prok që kanë siguruar papërshkueshmëri për hesape aspak për shtetin”, u shpreh Rama.

Vijimin e misionit të ndëshkimit të të korruptuarve në drejtësi kryeministri ia kërkoi SPAK dhe BKH.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi vlerësim periodik për gjyqtarët dhe prokurorët që e kaluan vetingun, ndërsa kreu delegacioni të BE Luigi Soreka theksoi nevojën e avancimit të dënimit nga zyrtarët e ulët dhe të mesëm në ata të niveleve të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA