Dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit, njëri 13 vjeç dhe tjetri 17 vjeç kanë humbur jetën tragjikisht në Gjermani.
Të dy vëllezërit e familjes Arifaj u goditën për vdekje nga një tren në qytetin Bruckberg.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Arifaj nga Komuna e Deçanit me rastin e vdekjes tragjike të dy vëllezërve në Gjermani.
Haradinaj është shprehur i tronditur nga kjo.
“I tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit, në moshën trembëdhjetë, përkatësisht shtatëmbëdhjetë vjeçare. U shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit në këtë ditë të rëndë për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij ‘facebook’.
Top Channel