Bashkëshortja e aktorit të famshëm tronditet, shikon në media fotot e 50-vjeçarit me të dashurën (FOTO)

13/10/2020 11:10

Bashkëshortja e aktorit të famshëm, Dominic West, Catherine FitzGerald është tronditur, zemërthyer dhe e shkatërruar, pasi u publikuan fotot e tij teksa përqafohej me Lily James në Romë.

Catherine ju ka thënë miqve se ajo dhe bashkëshorti i saj prej 10-vitesh, ishin ende “shumë bashkë” dhe nuk e mendonte një gjë të tillë. Por tani ajo e konsideron martesën të mbaruar.

Një mike e Catherine, e cila shkoi për ta ngushëlluar atë në shtëpinë e saj pranë Chippenham, Wiltshire, tha për “MailOnline” këtë të hëne se FitzGerald është “shkatërruar” pasi ajo mendonte se kishte një “martesë të mirë”.

50-vjeçari dhe ylli i “Mamma Mia”, 31 vjeçe, shkaktuan mjaft trazira në daljen e tyre publike bashkë si të dashur. Ata dukej se nuk i shqetësonte aspak fakti se dikush po i shikonte, e shijonin përqafimin e tyre.

Gjithashtu dukeshin mjaft të qeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit teksa shëtisnin në qytetin italian. Nga ana tjetër, Catherine është përpjekur që të flasë me Dominic, por ky i fundit nuk i përgjigjet në telefon.

“Ajo është shumë e tronditur sepse nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte. Ata ishin mirë bashkë, prandaj kjo situatë është krejtësisht e paqartë”, tha mikja e Catherine

FOTO GALERI
2/11

Top Channel