Paditja e Brittany Smith për vrasjen e përdhunuesit të saj në Alabama ka qenë në faqet e para të gazetave amerikane. Të premten ajo u dënua me 20 vjet burg, nga të cilat do të kryejë shtatë muaj prapa hekurave.
Një grua nga Alabama, SHBA e cila vrau me armë përdhunuesin teksa ai po mbyste vëllanë e saj, është deklaruar fajtore për vrasjen.
32 vjeçarja Brittany Smith u përdhunua nga i njohuri Todd Smith në janar 2018.
Kur vëllai i saj Chris Mccallie mësoi për sulmin e dhunshëm disa orë më vonë, shkoi në shtëpi duke urdhëruar që Todd të largohet.
Pas konfrontimit që pasoi, 38 vjeçari Todd, me histori të gjatë abuzimesh shtëpiake dhe përdorues substancash, kapi Mccallie nga gryka, duke kërcënuar se do t’i vriste të dy.
Brittany qëlloi sulmuesin për vdekje dhe lajmëroi autoritetet.
“Ai u përpoq të më vriste …. Sillni një ambulancë shpejt ju lutem, nuk dua që ky njeri të vdesë.”
Brittany u padit për vrasje nga një juri në 2018, por disa avokatë publikë luftuan për çlirimin nga akuzat me argumentimin e vetëmbrojtjes.
Gjatë gjyqit në Scottsboro, Alabama, mjekja e sulmeve seksuale Jeanine Suermann, e cila ekzaminoi Brittany tha se gruaja ishte kafshuar, kapur nga fyti dhe sulmuar seksualisht.
Por megjithse pranoi vrasjen, ajo u dënua me 20 vjet burg, nga të cilat do të kryejë shtatë muaj prapa hekurave.
Çështja e Brittany ishte në faqet e para të gazetave amerikane dhe ndezi një debat të zjarrtë për të drejtat e grave në shtetin e Alabama.
Sipas hetimeve, Brittany kishte vizituar shtëpinë e Todd një ditë para ngjarjes dhe kishte marrë në shtëpi një qenush të quajtur Athena, shkruan The New Yorker.
Brittany, nënë e katër fëmijëe, kishte humbur kujdestarinë e tyre 2013 teksa luftonte varësinë nga drogat por kishte qëndruar larg tyre për një periudhë të gjatë. Ajo kishte nisur punë në një kompani mobiljesh, duke fituar një rrogë me të cilën shpresonte të rifitonte kujdestarinë e fëmijëve.
Por natën e 15 Janarit 2018, në dëborë, Todd i telefonoi Brittany për t’i thënë se ishte bllokuar në qytet dhe kishte nevojë për një vend ku të kalonte natën. Ai nuk i tregoi se i ati e kishte nxjerrë jashtë, pas një sherri që kishte përfunduar me arrestimin e Todd.
Brittany i erdhi keq për të dhe pranoi ta lejonte të flinte në divan.
Në shtëpi, Brittany i tregoi për punën e re që kishte filluar dhe shpresat për të ardhmen. Ndërsa Todd i tregoi se ende merrte droga.
Brittany e këshilloi që ai “të mblidhte mendjen”, dhe kjo tërboi Todd, i cili ulëriti dhe e goditi me kokë.
Ajo tentoi të largohej në dhomën e gjumit por Todd theu derën dhe e kapi nga fyti derisa ajo humbi ndjenjat. Ai më pas i kishte përdhunuar, me duart ende rreth qafës.
Brittany tha në një initervistë për mediat se i ishte lutur të ndalonte duke i thënë: “Ne jemi miq.”
“Mos thuajs asnjë fjalë përndryshe të vrava,” ishte përgjigjur Todd sipas Brittany.
Pas sulmit ai e kërcënonte se nëse i tregonte dikujt do të vriste familjen e saj.
Ai më pas kërkoi cigare dhe Brittany sugjeroi t’i telefononte dikujt pasi nuk kishte makinë. Atëherë erdhi vëllai i saj dhe treshja shkuan në stacionin e karburantit, ku Brittany e tmerruar i la një shënim punonjësit për t’i treguar situatën.
Kur vëllai i la ata përsëri me makinë në shtëpi, ajo i përshpëriti të shkonte të liste me punonjësin e karburantit.
Mccallie e bëri këtë dhe u kthye te shtëpia me një pistolete, me të cilën gjatë përleshjes përdhunuesi u vra.
Top Channel