Mund të thuhet se janë një nga çiftet, të cilët është mision i jashtëzakonisht i vështirë t’i fotografosh së bashku në publik.

Daniel Craig dhe Rachel Weisz, që të dy aktorë të famshëm hollivudianë, lidhën kurorë në 2011-tën, por është e pabesueshme sesi për herë të parë u fotografuan bashkë në në publik majin e vitit 2018. Shtatorin e atij viti, dyshja u bënë prindër të një vajze.

Prillin e këtij viti, si rrallëherë u shfaqën bashkë në një video me qëllim mbështetjen e stafit shëndetësor në betejën kundër koronavirusit. Së fundi për aktorin 52 vjeçar, protagonist i kapitullit të ri të James Bond No Time to Die, erdhi njoftimi se filmi u shty për shkak të pandemisë dhe do të mbërrijnë në ekranin e madh të kinemasë në tetor 2021.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel