Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton në Facebook: Më the ‘postoje pa problem, s’është faji im që…
Kryeministri Edi Rama ka treguar shumë pak në lidhje me mënyrën se si do të përzgjidhen kandidatët për deputetë në Partinë Socialiste.
Ai u ka bërë një ftesë publike të gjithë qytetarëve që nga mësuesit, fermerët e deri tek fermerët. Rama gjatë fjalës së tij ka theksuar se problemi më i madh i shqiptarëve është Ilir Meta dhe LSI.
“Mos u shqetësoni për kabinetin tonë qeveritar. Do të marrim vlerësimet e partisë për deputetët, shprehjet e interesit për ata që japin më shumë, do të ftoja mësuesit, mjekët, fermerët, emigrantët, protagonistët e rrjeteve sociale, artistët, gazetarët edhe ju që keni merak PS, futuni në PS dhe flisni për PS-në. Është e natyrshme se më problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes është Ilir Meta dhe LSI. Nuk merrem me video dhe gomarllëqet e këtij niveli jam i keqardhur. PS nuk ka ndonjë dhomë torturash për të nxjerrë të vërtetat e thella, ligji është i qartë, kush nuk thotë të vërtetën e kap ligjin. Partia nuk mban përgjegjësinë që nëse një anëtar shkel ligjin por të reagojë në kohën e duhur“, tha Rama.
Top Channel