Në datat 11 deri më 16 Tetor 2020, Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR do të zhvillojë edicionin e tij të shtatë.
Festivali do t’i qëndrojë konceptit OPEN AIR. Po programet do të ofrohen edhe on line.
Edmond Topi, drejtor i festivalit: Do t’i rrimë të njëjtit vizion që kemi pasur Open Air. Preh dy vitesh tashmë në Tiranë. Nëse do te na mbështesë koha do ta bëjmë në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve me pikësynimin që festivali të shërbejë edhe për ta ndërtuar atë si kinema permanente në Tiranë.
Në qendër të festivalit vijon të jetë Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë, në të cilin sivjet marrin pjesë filma nga Kosova, Gjermania, Rusia, Italia, Bjellorusia dhe Mali i Zi.
Edmond Topi: Përzgjedhja ishte bërë para pandemisë. Festivali ishte parashikiar për t’u berë në maj. Ajo që pandemia na bëri është qe humbi dimensionin ndërkomëvtar të festivalit. Për fat të keq do të kemi të ftuar vetëm autorët kosovarë. Në këtë kuptim ne përhashtim të audiencës nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe.
Këtë vit pjesë e festivalit janë edhe: Seksioni i filmit të Shkurtër, Seksioni i Filmit Studentor si edhe Seksioni i Filmit Dokumentar. Ky edicion do të çelet me filmit e Fatos Berishës “Cirku fluturues”. Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes tjetër shqiptare në Dea, themeluesi dha këtë përgjigje;
Topi: Kinemaja shqiptare ka shumë pak lidhje me Dea-n. Ne punojmë për të jashtmit.
Top Channel