Feronikeli sot përmes një komunikate zyrtare ka caktuar Klodian Duron si trajnerin më të ri të skuadrës nga Drenasi.

Duro vjen si pasardhës i teknikut Afrim Tovërlani, ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Feronikelin.

Me një karrierë të bujshme si lojtar, ku ka fituar katër herë Kampionatin e Shqipërisë, tre herë Kupën dhe Superkupën shqipëtare dhe një herë Kupën Qipriote, Duro pritet të vazhdojë serine e mirë me trofe edhe tek Feronikeli.

Karrierën si trajner e filloi menjëherë pas pensionimit nga futbolli aktiv, duke marrë drejtimin e klubit të Kukësit me të cilin arriti ta fitoj Kupën e Shqipëris në sezonin e tij të parë. Duro përpos Kukësit, ka qenë trajneri i klubeve si Kamza dhe Luftëtari.

Si futbollist, me Kombëtaren “Kuq e Zi”, ishte pjesë e 78 ndeshjeve, duke qenë golashënues i gjashtë golave.

Top Channel