Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në parlament.
Në postimin e tij Meta shkruan se Mister 1 prilli, gënjen edhe kur nuk e hap gojën.
Gjithashtu Meta shkruan se nëse preket marrëveshja e 5 qershorit, presidenti do të dalë në çdo shesh të Shqipërisë.
Në fund presidenti shprehet se ndonjë mik i huaj është ankuar për të, kërkoji leje se i publikoj unë se çfarë kam thënë.
Postimi i Metës:
Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.
MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.
Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.
Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!Shqipëria kurrë…
Publiée par Ilir Meta sur Lundi 5 octobre 2020
Top Channel