Video/ Pamje të rënda! Momenti kur avionët e Azerbajxhanit bombardojnë ushtarët armenë

04/10/2020 07:17

Azerbajxhani ka publikuar disa pamje të reja ajrore, të cilat pretendohet se tregojnë sulmin bombardues ndaj ushtarëve armenë. Sipas mediave të huaja, një video e shpërndarë nga ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendon të tregojë personelin ushtarak armen duke u bombarduar ndërsa përshkallëzohet konflikti midis dy kombeve.

Pamjet ajrore – të regjistruara me gjasë nga një armë zjarri ose nga një dron – duket se tregojnë avionët azerbajxhanas që synojnë ushtarët dhe pajisjet ushtarake armene.

Të shpërndara të premten me titullin ‘Një tjetër video regjistrim i humbjeve të mëdha të armikut në personelin ushtarak dhe pajisjet luftarake’, videoja është e fundit në një seri në të cilën Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendon të demonstrojë sulmet e saj. Konflikti midis dy kombeve u intensifikua edhe dje mes raporteve nga Armenia se një aeroplan luftarak i Azerbajxhanit ishte rrëzuar së bashku me dy dronë.

Luftimet midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për Nago-Karabakun, një provincë etnike armene që u shkëput nga Azerbajxhani në vitin 1988, hyri sot në ditën e shtatë. Gati 200 njerëz u konfirmuan të vrarë këtë javë deri më tani, duke përfshirë më shumë se 30 civilë, në përplasjet më të këqija midis dy kombeve që nga vitet 1990.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel