17/11 22:57
Me vdekjen e 1.069 personave në Indi në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me virusin në vend ka shkuar në mbi 100 mijë.
Gjithsej 100.842 njerëz kanë humbur jetën pas infektimit me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Ndërkaq, vendi ka regjistruar 79.476 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, për ta çuar shifrën e përgjithshme në 6.473.544.
Po ashtu, 5.427.706 njerëz janë shëruar nga virusi deri më tani.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat rreth COVID-19, India është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të rasteve.
Top Channel