Anëtarët e Partisë Demokratike të qarkut Durrës do t’i drejtohen ditës së shtunën votimeve për të përzgjedhur kandidatët për deputet për zgjedhjet e 21 prillit.
PD-ja ka bërë publike emrat e 45 kandidatëve për këtë qark që është ndarë në katër degë s, të Durrësit,Shijakut, Krujës dhe Fushë-Krujës.
Postimi i plotë:
Durrësi voton të shtunën kandidatët potencialë për deputë të PD. Publikihet lista me 45 emra në të gjithë qarkun
Demokratët e Qarkut të Durrësit do të votojnë të shtunën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Durrësit, me 14 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 45 emra, të ndarë në 4 degë. Demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.
Dega Durrës
Dega Shijak
Dega Fushë-Krujë
Dega Krujë
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Top Channel